Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani vijon të kritikohet ende nga kundërshtarët e administratës së Biden, por dhe nga shumë të tjerë, për mënyrën sesi vendi përfundoi në duart e talebanëve.
Një prej zërave më kritikë është dhe ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton i cili lëshon dhe paralajmërimin e frikshëm se në duart e talebanëve mund të bien mbi 150 armë bërthamor, pas tërheqjes amerikane që ai e konsideron “katastrofike”.
Gjatë një interviste në WABC 770, ish këshilltari Bolton shprehet se ekziston mundësia që talebanët, tashmë të fuqizuar së tepërmi, mund të sulmojnë Pakistanin dhe të marrin kontrollin e armëve bërthamore që ky vend disponon.
“Talibanët e Afganistanit kërcënojnë mundësinë e marrjes së kontrollit të Pakistanit. Kjo do të thotë ndoshta 150 armë bërthamore në duart e terroristëve”, tha ai.