Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, shënuan 100-ditëshin në krye të shtetit me një udhëtim në Gjeorgji. Mbrëmjen e së enjtes, Familja Biden mori pjesë në një tubim në zonën e Atlanta-s, por fillimisht vizituan vendlindjen e ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter.
Ndërsa ishte rrugës për në Gjeorgji atë mëngjes, presidenti ndau një moment romantik me gruan e tij, teksa u ul dhe këputi një lule për të, para se të hipnin në helikopterin Marine One.
Ky gjest i ëmbël i presidentit Biden rrëmbeu vëmendje të madhe./UBTNews