UBT News

Joe Biden premton vaksina për të gjithë të rriturit deri në fund të majit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur deri në fund të majit, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.

Kjo do të ndodhë dy muaj më herët sesa që pritej, por Biden tha se edhe vaksinimi duhet të zgjatet gjithashtu, dhe njerëzit duhet të binden t’i marrin vaksinat antiCOVID.

Biden ka kërkuar nga qytetarët të jenë vigjilentë, sepse janë shfaqur edhe variantet e reja të koronavirusit.

Apeli i tij është në kundërshtim me disa shtete, të cilat i kanë relaksuar masat për të rritur ekonominë e tyre./UBTNews

Exit mobile version