UBT News

Joao Felix refuzon Benfican, dëshiron vetëm rikthimin te Barcelona

Joao Felix është i qartë për të ardhmen e tij dhe ajo është vetëm te Barcelona. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi portugez refuzoi ofertën e Benfica-s, klub për të cilin ai ka luajtur më herët.

Sulmuesi që është në pronësi te klubit të Atletico Madrid dëshiron që të rikthehet te Barça, qoftë kjo në formë huazimi apo të një kalimi të përhershëm, ndaj dhe nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë asnjë ofertë tjetër.

Planifikimi i skuadrës së Barcelonës për sezonin 2024-25 do të rritet kur Hansi Flick të fillojë punën si menaxher në javën e ardhshme apo më shumë. Gjermani do të duhet të marrë shumë vendime të mëdha, dhe një do të jetë për të ardhmen e Joao Felix dhe Joao Cancelo, të cilët do të kthehen në Atletico Madrid dhe Manchester City respektivisht pas Euro 2024.

Të dy lojtarët duan të kthehen në Katalonjë më vonë këtë verë, dhe sipas MD, Barcelona është e përgatitur t’i mirëpresë ata. Sidoqoftë, do të jetë vetëm nëse Atleti dhe Man City bien dakord për kushte të ngjashme me ato për të cilat u ra dakord në shtator 2023./UBTNews/

 

Exit mobile version