UBT News

Jo vetëm Rexhbeçaj, Kosova ofron edhe lojtarin tjeter në kombëtare

Franco Foda para pak ditësh u emërua trajneri i ri i Kosovës. Tekniku gjerman firmosi deri në vitin 2026 me FFK-në.

Trajneri foli fjalë të mira për Elvis Rexhbecajn, mesfushorin e Augsburgut, për të cilin tha se e pëlqen si futbollist. Ndërkohë që Agim Ademi, presidenti i FFK-së, zbuloi se 26-vjeçari ka nisur proceduarat e marrjes së pasaportës së Kosovës. Dhe së shpejti pritet të jetë nën urdhrat e Fodës.

Por jo vetëm. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se po bisedohet edhe me Diant Ramajn. 22-vjeçari i lindur në Stuttgart, është pjesë e Ajaxit në Eredivisie. Dhe në të ardhmen pritet të mbrojë edhe portën e përfaqësueses së Kosovës.

Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë, por ata emigruan në Gjermanisë për shkak të luftës me Serbinë. Lanë gjithçka pas dhe përfunduan pa asgjë në një shtet të ri. Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar dhe më kanë bërë ky që jam sot. Unë kurrë nuk e harroj se nga vij”, u shpreh kohë më parë Ramaj./UBTNews/

Exit mobile version