UBT News

Jo rastësisht lule blu dhe të verdha në takimin Elizabeth II-Trudeau

Mbretëresha Elizabeth II priti kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, ndërkohë që në ambientin e pritjes ishte jo rastësisht një tufë me lule blu dhe të verdha, ngjyrat kombëtare të Ukrainës, sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”.

Ky është takimi i parë i saj në kështjellën Windsor që kur u sëmur me Covid-19.

Nëse kjo ishte një shfaqje simbolike e mbështetjes, një burim mbretëror tregoi se nuk kishte gjasa të ishte aksidental.

Monarkja 95-vjeçare u fotografua duke buzëqeshur ngrohtësisht me kryeministrin  kanadez, teksa ai mbajti dorën e saj të djathtë me të dyja duart e tij.

Justin Trudeau diskutoi edhe me homologun e tij britanik, Johnson rreth luftës në Ukrainë.

Exit mobile version