UBT News

Jo, Elon Musk nuk po e blen Manchester Unitedin

Njeri më i pasur në botë edhe njëherë krijoi kaos dhe bujë në internet me postimet e tij.

Miliarderi, pronari i Tesla-s, Elon Musk shkroi një postim në Twitter të martën mbrëma se po e blen ekipin futbollistik, Mancheser United.

“Po e blej Manchester United. Jeni të mirëseardhur”, shkroi Musk në Twitter.

Vetëm disa orë më vonë, pasi u publikuan artikuj të shumtë në lidhje me deklaratën e tij, ai sqaroi se ishte shaka.

“Jo, është vetëm shaka në Twitter. Nuk jam duke blerë asnjë ekip futbollistik”, deklaroi ai.

Sipas Forbes, Manchester United vlen 4.6 miliardë dollarë. Manchester United është një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë, por nuk e ka fituar titullin e Premierligës angleze që nga viti 2013./UBTNews/

Exit mobile version