UBT News

Jimmy Kimmel kritikon Oscars për nominimet

Prezantuesi i njohur përdori episodin e 8 shkurtit në “Jimmy Kimmel Live!” për t’i kritikuar votuesit e Akademisë për mospërfilljen e filmit “Spider-Man: No Way Home”, përcjell UBT News.

Ky film mori vlerësime tejet të mira dhe është bërë një nga filmat me fitimet më të larta të realizuara ndonjëherë me afro 750 milionë dollarë në SHBA dhe 1.7 milionë dollarë në mbarë botën.

“Si [“Spider-Man: No Way Home”] nuk mori një nga 10 nominimet për filmin më të mirë?” Kimmel pyeti shikuesit. “Harrojeni faktin që filmi fitoi 750 milionë dollarë [në SHBA] dhe vazhdon ende. Ky ishte një film i madh. Nuk ishte në top 10 filmat më të mirë të vitit? Kishte tre Spider-Men në të. Po më thua se ‘Don’t Look Up’ ishte më mirë se ‘Spider-Man?’ Sigurisht që nuk ishte”.

“Edhe nëse i ndiqni komentet e kritikëve për Rotten Tomatoes, ‘Don’t Look Up’ mori 46% dhe ‘Spider-Man: No Way Home’ ka 90%. Për hir të Zotit, ‘Jackass Forever’ ka 89%”, shtoi Kimmel.

“Pse kandidatët për filmat më të mirë duhet të jenë seriozë? Kur u bë kjo një parakusht për t’u nominuar për një çmim Oscar? Dëshironi të dini se çfarë ndodhi? Votuesit shikuan listën dhe panë emrat Leonardo DiCaprio dhe Meryl Streep dhe kontrolluan kutinë dhe më pas futën fëmijët e tyre në makinë dhe shkuan të shihnin filmin ‘Spider-Man’. Dhe u pëlqeu shumë! Por ata nuk e votuan atë”.

“Spider-Man: No Way Home” arriti të fitojë vetëm një nominim për Oscar këtë vit, në kategorinë e efekteve vizuale.

Ndërsa “Don’t Look Up” fitoi gjithsej katër nominime për Oscar, duke përfshirë dhe atë për filmin më të mirë. Megjithatë, asnjë prej kastit të filmit nuk u fut në nominimet e aktrimit.

“Black Panther” i Marvel dhe “Joker” i DC-së mbeten të vetmit filma komikë që kanë fituar nominime për Oscar për filmin më të mirë./UBTNews/

Exit mobile version