Jimmy Kimmel do të jetë nikoqir i Oscars për herë të tretë, kanë njoftuar producentët, duke thënë se ylli do të jetë “gati për çdo gjë”.
Kimmel do të prezantojë ceremoninë në mars të vitit 2023, pesë vjet nga paraqitja e tij e fundit në këtë ceremoni. Kimmel ishte nikoqir i Oscars fillimisht në vitin 2017 dhe pastaj në vitin 2018.
“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Jimmy shënon hat-trick-in e tij në këtë skenë globale”, thanë producentët ekzekutiv dhe drejtuesit e shfaqjeve, Glenn Weiss dhe Ricky Kirshner, në një deklaratë të përbashkët dërguar Sky News.
Shfaqja e vitit 2023 do të jetë ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë./UBTNews/