UBT News

Jimmy Fallon kërkon falje publike pas akuzave

Jimmy Fallon thuhet se i ka kërkuar falje stafit të tij të “Tonight Show” pasi disa akuzave se ai krijoi një mjedis toksik pune.

“Është e turpshme dhe ndihem shumë keq”, i tha ai stafit të emisionit NBC në Zoom mbrëmjen e së enjtes, sipas Rolling Stone. “Më falni nëse ju turpërova , familjen dhe miqtë tuaj. Ndihem aq keq sa nuk gjej dot fjalët t’ua them”.

Ai shtoi se nuk kishte ndërmend të “krijonte atë lloj atmosfere për shfaqjen”. “Unë dua që shfaqja të jetë argëtuese, duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, tha Fallon, për media. “Duhet të jetë shfaqja më e mirë”.

Kërkimi i faljes vjen pasi dy punonjës aktualë dhe 14 ish-punonjës pretenduan se “Tonight Show” ka qenë një vend pune “toksik” prej vitesh. Burimet pohuan se “sjellja e çrregullt” e Fallon bëri që stafi, veçanërisht drejtuesit e shfaqjeve, të largoheshin nga kompania.

Shtatë punonjës pretenduan për Rolling Stone se shëndeti i tyre mendor ishte ndikuar nga atmosfera negative në prapaskenë.Kishte gjithashtu pretendime se dhomat e zhveshjes së mysafirëve njiheshin si “dhoma për të qarë” për stafin.

“Mendërisht, isha në vendin më të ulët të jetës sime. Nuk doja të jetoja më. Mendova t’i jepja fund jetës  gjatë gjithë kohës”, tha një ish-punonjës. “Unë e dija thellë brenda vetes që nuk do ta bëja kurrë, por në kokën time, unë mendoj: “Pse mendoj për këtë gjatë gjithë kohës?”

Exit mobile version