Marka e njohur Dior e ka zgjedhur yllin e grupit BTS, Jimin, si ambasador të brendit. Kjo sinjalizon edhe më tej rëndësinë në rritje të Koresë së Jugut për shtëpitë më të mëdha të modës luksoze në botë.
Duke njoftuar partneritetin përmes rrjeteve sociale, Dior tha se përzgjedhja e tij “forcon” miqësinë e këngëtarit me markën franceze dhe “vazhdon lidhjen” me drejtorin artistik të veshjeve për meshkuj Kim Jones, i cili më parë ka krijuar veshje skenike për grupin K-pop.
Postimi u shoqërua me imazhe që shfaqin yllin 27-vjeçar në një seri pamjesh nga koleksioni Verë 2023.
Konfirmimi i partneritetit erdhi në periudhën kur Dior zgjeroi praninë e tij në Korenë e Jugut. Ky shtet shpenzon mesatarisht 325 dollarë për person në vit për mallra personale luksoze./UBTNews/