UBT News

Jim Ratcliffe i interesuar ta blejë Manchester Unitedin

Një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe dhe mbështetësi i klubit Manchester United, Jim Ratcliffe, është interesuar ta blejë klubin e Premier Ligës nëse do të dilte në shitje.

Një burim i tha Sky Sports News se Ratcliffe, i cili zotëron ekipin e çiklizmit Ineos Grenadiers, e ka seriozisht që ta blejë këtë ekip.

Miliarderi 69-vjeçar është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë së kimikateve, Ineos dhe gjithashtu ka në pronësi ekipin futbollistik të Ligës së Parë të Francës, Nice, të cilin e mori në vitin 2019 dhe skuadrën zvicerane, FC Lausanne-Sport.

Miliarderi britanik, i cili ka një pasuri neto prej 7.18 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, ishte i pasuksesshëm në ofertën e minutës së fundit prej 4.25 miliardë funtesh për të blerë Chelsean në maj, pasi biznesmeni amerikan Todd Boehly e bleu me sukses klubin dhe Ratcliffe tani e ka kthyer vëmendjen te Djajtë e Kuq./UBTNews/

Exit mobile version