Jim Carrey është i gatshëm të pensionohet nga karriera e aktrimit, pas 40 vjetësh në këtë biznes.
Në promovimin e filmit të tij të radhës dhe me gjasë të fundit, “Sonic the Hedgehog 2” me Access Hollywood, intervistuesi Kit Hoover përmendi se Dolly Parton dëshiron që ai të luajë, ‘partnerin e saj muzikor’, Porter Wagoner.
Ndërsa Carrey i është përgjigjur duke thënë se nuk e kishte dëgjuar këtë, kur rastësisht përmendi se po ‘tërhiqej’, dhe ndërsa Hoover nuk e dinte nëse ai po bënte shaka apo jo, aktori Carrey tha: ‘Po, ndoshta’ duke qenë mjaft serioz në lidhje me këtë./UBTNews/