“Unë mendoj se është pak më e vështirë nga sa e imagjinoja”, tha Jill Biden, 70 vjeçe, për pozicionin e saj si zonja e parë.
“Nuk është si një punë që ju bëni, por është një mënyrë jetese që jeton. Është 24 orë në ditë”, theksoi ajo.
Presidenti Biden ndërkohë u emocionua dhe u duk se u përlot teksa përshkroi praktikën e Jillit për ta përshëndetur nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë sa herë që ai kthehej nga udhëtimet.
“Buzëqesh”, i tha ajo duke e detyruar Biden ta bënte një gjë të tillë.
Jill Biden mbrojti përpjekjet masive të vendit për vaksinimin dhe marrëveshjen e infrastrukturës prej një trilion dollarësh të miratuar së fundmi si edhe arritjet e bashkëshortit në detyrë.
“Ai erdhi dhe shpëtoi Amerikën me Planin Amerikan të Shpëtimit”, tha Jill Biden në një referencë ndaj legjislacionit në mars që ofronte kontrolle ndihme për shumë amerikanë.
Zonja e parë, një mësuese kolegji, dha një përgjigje diplomatike kur u pyet në lidhje me vendimin e demokratëve për të hequr një propozim për kolegj komunitar falas nga një paketë masive e shpenzimeve sociale që po debatohet në Kongres.
“Unë e kuptoj kompromisin dhe e dija se ky nuk ishte momenti i duhur për të”, tha ajo.