Jill Biden, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shfaqur në kopertinën e revistës Vogue për edicionin e muajit gusht, që do të dalë në shitje më 20 korrik.
Biden e cila realizoi fotografitë në pranverë në Shtëpinë e Bardhë, shfaqet me një fustan me lule, të dizajnerit Oscar de la Renta. Fotografitë u realizuan nga Annie Leibovitz.
Në historinë e tekstit shoqërues, Biden i tha autorit Jonathan Van Meter se ka shumë iniciativa që ajo dëshiron t’i trajtojë gjatë mandatit të saj.
Çifti Biden së fundmi festoi 44-vjetorin e martesës. Por presidenti Joe Biden thotë se ata po provojnë ta balancojnë punën me jetën personale.
“Ne na duhet ta gjejmë një rrugëdalje – mendoj – të gjejmë kohë për njëri-tjetrin. Kjo është marrëveshja”, deklaroi Biden.
Dekadat e fundit u bë tradicionale që zonja e parë të shfaqet në faqet e Vogue ose në kopertinë. Në fakt Obama ishte më e pëlqyera e revistës Vogue, duke pozuar tri herë për kopertinën e Vogue përgjatë tetë viteve në Shtëpinë e Bardhë, fillimisht në vitin 2019, pastaj në vitin 2012 dhe për herë të fundit u shfaq në dhjetor të vitit 2016./UBTNews