Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se pengesat janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës në Prishtinë.
Ky reagim i tij vjen pas një mbishkrimi në Kishën Ortodokse Serbe që ndodhet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku shkruhet se “Jezusi i urren serbët” apo në shkrimin origjinal “Jesus hates serbs”.
“Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes”.
“A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
На поруке мира, одговор су графити мржње. На грађење суживота, одговор су баријере и забране. На обележавање славе и молитву, одговор су полиција, протести и претње рушењем.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) June 11, 2021
Има ли истинског помирења и будућности са оваквим антицивилизацијским поступцима из Приштине?! https://t.co/lgjJJlxMGR
Burimi: KlanKosova