Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futsal, Jeton Rukovci së bashku me bashkëlojtarët Melos Kelmendi dhe Drilon Maxharraj u prezantuan si lojtarët më të rinjë tek ekipi i Sparta Pragës në kampionatin e Republikës Çeke.

Rukovci mbante edhe shiritin e kapitenit te tashmë ish-klubi i tij, Mabetex Prishtina, kurse Kelmendi ishte zëvendësuesi i tij.
Për të tre Sparta është ekipi i parë i tyre evropian. /UBTNews/