Rina Januzi ishte e ftuar në episodën e radhës të emisionit “n’Ritëm” në Campus Radio.
Ajo ka promovuar projektin e saj më të ri të titulluar ‘Ten Thousand Miles’, ku e punoi me kompozitorin Florent Boshnjaku dhe teksti u shkrua nga Luiza, vajza e kompozitorit nga Kosova.
Këngëtarja 25 vjeçe e cila jeton dhe vepron në Finlandë ka rrëfyer se gjuhën shqipe nuk e harron për asnjë moment e madje dëshiron që në të ardhmen të vij në Kosovën për të qenë prezente në festivale e paraqitje publike.
Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni pjesë nga intervista ku Rina edhe performoi live.
https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/3930257480547394
TUNE IN 100.7fm
“N’ritëm”, çdo ditë 13:00-15:00.
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/
/UBT News/