Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që të bëhet një udhëzim administrativ për të rregulluar produktet farmaceutike.
E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se një udhëzim administrativ është i rëndësishëm, teksa premtoi se një gjë e tillë do të finalizohet.
Me këtë rast, Latifi tha se i njëjti ishte tentuar të rregullohet, por nuk e di arsyen pse ka dështuar.
“Kisha thënë që është çështje vitale. Kjo është një çështje me interes të përgjithshëm dhe secili nga ne afektohet nga kjo çështje. Në të kaluarën ishte tentuar të rregullohet, i cili për arsye të panjohura ende nuk ishte zbatuar. Ne jo vetëm që e kemi shqyrtuar këtë udhëzim po e kemi finalizuar projektligjin. Këto momente mendoj se është duke u përkthyer, e pastaj do të qitet edhe në diskutim publik”, tha Latifi.