UBT News

‘Jeta do të të lëndojë vërtet keq’ – çka do t’i thoshte vetes Mike Tyson në moshën 20-vjeçare

Këshillat e Mike Tyson për veten e tij 20-vjeçare: ‘Jeta do të të lëndojë vërtet keq’.

Mike Tyson, ish-kampioni i peshave të rënda u ul për një intervistë me Byron Pitts dhe reflektoi në udhëtimin e tij nga fëmija i abuzuar në bokserin të madh, dhe rënien e tij famëkeqe.

“Nëse do të mund të flisni me Majk-in 20-vjeçar, çfarë do t’i thonit?” – pyeti Pitts.

“Do të lëndohesh… jeta do të të lëndojë ty vërtet keq.” u përgjigj ai. “Kam jetuar me frikë. Unë jam nga Brownsville, Brooklyn. Unë jam vet frika. Shikoni mua. Nëse mendoni se dikush ka frikë nga unë, unë ndoshta kam një mijë herë më shumë frikë prej tyre sesa ata nga unë. Kjo është arsyeja pse unë jam më agresiv se ata”.

Agresioni i Tyson në ring ishte përfundimisht zhbërja e tij. Atë kohë bokseri ‘famëkeq’ kafshoi një pjesë të veshit të boksierit Evander Holyfield, veprim me të cilin i dha fund karrierës së tij profesionale të boksit.

Jeta e Tyson jashtë ringut të boksit ishte edhe më e trazuar. Ai ishte ngacmuar dhe abuzuar si fëmijë dhe si i rritur ai kishte disa shkelje me ligjin. Ish-gruaja e tij Robin Givens e akuzoi atë publikisht se ishte abuziv me dhunë gjatë martesës së tyre 8-mujore. Në vitin 1992, Tyson u dënua pasi akuzohej për përdhunimin e Miss Black America Desiree Washington. Ai shërbeu pak më shumë se tre vjet burg për këtë, ndërsa tani po kërkon shpengim.

“Suksesi për mua nuk është të mashtroj gruan time”, tha Tyson. “Suksesi për mua nuk është të shkoj në burg. Suksesi për mua është të jesh i përgjegjshëm dhe të jesh prezent. Ky është sukses për mua. ”

Ndërsa boksieri pranon që jeta e tij ka qenë e mbushur me gabime dhe dhimbje, ajo gjithashtu i ka mësuar atij mirënjohje.

“E dini, jeta ishte më e ashpër se unë, kështu që po përpiqem të shkoj në një mënyrë tjetër tani,” pranoi Tyson./UBTNews

Exit mobile version