UBT News

Jesus vendosi të largohej nga City pasi Guardiola e bëri të qajë

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka zbuluar se ai e mori vendimin për tu larguar nga Manchester City pasi që Pep Guardiola e bëri atë të qajë.

Jesus vendosi që atij i duhej të largohej nga Manchester City në nëntor të vitit 2021. Ai ishte në bankën rezervë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve asokohe kundër Paris Saint-Germain, pavarësisht se ai kishte dëshiruar që të ishte titullar.

Guardiola kishte vendosur që ta inkuadrojë Oleksandr Zinchenko si 9-sh fals në atë ndeshje, pavarësisht se pozita natyrale e ukrainasit ishte mbrojtës i krahut të majtë, dhe ky vendim e kishte bërë Jesus të qajë, dhe e kishte kuptuar që nuk ishte më në planet e Cityt.

Jesus, i cili iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2022, i ka thënë “The Denilson Show”:

“Ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve, PSG, në shtëpi, në të cilën ai vendosi Zinchenkon si 9-sh fals. Gjë e çmendur. Një ditë më parë ai nuk e përdori as në stërvitje Zinchenkon, më kishte futur mua si sulmues… Zinchenko madje bëri shaka me mua: ‘Atë ditë u ndjeva keq për ty’. Dy orë para ndeshjes, bëhet një bisedë ekipore, skuadra ha, pushon për 30 minuta dhe shkon në lojë. Ai na e tregoi skuadrën… as nuk hëngra. Shkova drejt e në dhomë, duke qarë, thirra nënën time për të folur: ‘Dua të iki’. Unë po shkoj në shtëpi, sepse ai e vendosi Zinchenkon në formacion dhe nuk më vendosi mua. Ai vendosi një mbrojtës të majtë në sulm, u çmenda”, tha Jesus.

Në ndeshjen kundër PSG-së, Jesus e zëvendësoi më pas Zinchenkon në fushë, ku shënoi një gol dhe asistoi më pas një në fitoren 2:1 të Cityt, por ai veçse kishte marrë vendimin e tij.

“Nuk bëra stërvitjet. Ndjehesha keq. Pesë minuta pasi që Kylian Mbappe shënoi golin për 1:0, Guardiola më thirri mua. Unë dhashë një asistim dhe shënova një gol, ne e përmbysëm rezultatin në 2:1. Në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve (fitore 2:1 kundër RB Leipzig), unë mendova se unë do të luaja, por unë nuk luajta. Kishte shumë gjëra me Guardiolan dhe nuk ishte e lehtë. Por një lojtar zhvillohet. Është e vështirë. Aty vendosa, nuk dua të qëndrojë më. Dhe unë vendosa që të largohem”, tha Jesus.

Jesus fitoi 11 trofe gjatë kohës te Manchester City, pasi iu bashkua kampionit anglez nga skuadra e Palmeiras në janar të vitit 2017, dhe regjistroi 11 gola gjatë sezonit të tij të parë debutues 2022/23 te Arsenali, me Zinchenkon që iu bashkua atij në stadiumin “Emirates” pasi që kompletoi transferimin e tij nga Manchester City.

Exit mobile version