UBT News

Jessie J zbulon se u infektua me COVID-19 në koncertin e saj të fundit

Jessie J zbulon se ka rezultuar pozitive për COVID-19.

Këngëtarja britanike, 33 vjeçe, tha se ajo u infektua me virusin teksa performonte në The Hotel Cafe të Los Angeles më 15 dhjetor. Këtë e bëri të ditur vet ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Jessie J emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish është e famshmja e fundit që zbuloi se ajo u kontraktua me virusin, kjo në mes të rasteve në rritje të koronavirusit që përfshiu botën, kryesisht për shkak të variantit shumë transmetues të Omicron.

Lajmi vjen më pak se dy muaj pasi këngëtarja e “Bang Bang” shkroi një mesazh emocionues pasi kishte pësuar një abort./UBTNews/

Exit mobile version