Këngëtarja Jessie J dhe i dashuri i saj, Max Pham janë ndarë pas shtatë muajsh lidhje. Këngëtarja 33-vjeçare tha ‘asgjë dramatike’ nuk ndodhi mes tyre.
Jessie J deklaroi: “Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Kështu që ju lutem mos reagoni shumë”.
“Është njeri i mrekullueshëm. Kemi respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Por thjesht s’ishte romancë. Andaj vendosëm të mbesim miq”, deklaroi këngëtarja.
Jessie filloi lidhjen me koreografin Max në fillim të këtij viti, katër muaj pas ndarjes nga aktori Channing Tatum./UBTNews