UBT News

Jessica Alba thotë se aktrimi nuk ishte përvojë e këndshme për të

Aktrimi nuk ishte përvojë e këndshme për yllin Jessica Alba. Në një intervistë, 40-vjeçarja tha se ishte “e pasigurt” në karrierën e saj të hershme.

“Isha tejet e pasigurt rreth aftësive të mia si aktore. Isha shumë e paragjykuar. Isha kritikja më e madhe e vetes. Dhe nuk ndihesha e vlerësuar”, deklaroi ajo.

Si rezultat i “paralizës nga frika”, ajo tha se “nuk përjetoi kurrë një eksperiencë të këndshme” në xhirimet e disa prej filmave të saj të mëhershme.

Në një moment ajo u largua nga aktrimi dhe është e lumtur me këtë vendim të saj./UBTNews

Exit mobile version