UBT News

Jeremy Renner shfaqet në tepihun e kuq vetëm tre muaj pas aksidentit

Aktori Jeremy Renner bëri paraqitjen e tij të parë qëkur pësoi lëndime serioze pas një aksidenti pranë shtëpisë së tij në Nevada gjatë muajit janar.

Renner mori pjesë në një shfaqje premierë në Los Anxhelos të martën për serinë e tij të re të “Rinnervations”.

Në shfaqjen, e cila u filmua para aksidentit që pësoi ai, Renner “riimagjinon” automjetet qeveritare të çmontuara dhe i dhuron ato për t’u shërbyer fëmijëve në komunitetet në nevojë./UBTNews/

Exit mobile version