Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Shyqyri Sadiku.
Mbi 200 minatorë të minierës “Trepça” janë në grevë brenda minierës si shenjë pakënaqësie me mosekzekutimin e pagave të muajit tetor.
Drejtori i minierës “Trepça”, Xhafer Peci tha për UBTNews se greva që ka filluar nga mbrëmë, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre.
Ndërkohë që bëhet e ditur se mjetet që i ka ndarë Qeveria e Kosovës javën e kaluar, do të dalin sot ose nesër në mëngjes./UBTNews