UBT News

Jep dorëheqje producentja e filmit kushtuar sulmit terrorist në Zelandë të Re

Producentja e një filmi për sulmin terrorist në Christchurch të Zelandës së Re ka dhënë dorëheqje nga projekti pas kritikave rreth filmit.

Philippa Campbell kërkoi falje për përfshirjen e saj në film dhe thotë se nuk ka pritur se ky film do të shkaktojë kaq shumë reagime.

Filmi “They Are Us”, po synon të fokusohet në rolin që kishte kryeministrja Jacinda Ardern gjatë sulmit ku mbetën të vdekur 51 persona.

“Shqetësimet rreth këtij filmi u rritën ditët e fundit dhe kam parë shumë pikëpamje të njerëzve. Pajtohem se ngjarjet e 15 marsit të vitit 2019 janë të papranueshme për filmin në këtë kohë dhe do të doja të mos isha e përfshirë në këtë projekt që po shkakton kaq shumë mbingarkesë”, deklaroi ajo.

Dorëheqja e saj nuk do të thotë që ky projekt filmik i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të realizohet./UBTNews

Exit mobile version