UBT News

Jep dorëheqje kryetari dhe e gjithë kryesia e KF Gjilanit

Një zhvillim krejtësisht i papritur ka ndodhur në skuadrën e Supërligës së Kosovës, Gjilanin.

Në mëngjesin e së hënës, kryetari i këtij klubi, Florim Zuka përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga pozita e kryetarit të klubit futbollistik, Gjilani dhe që së bashku me atë është dorëhequr edhe e gjithë kryesia.

Si arsye kryesore për këtë vendim, Zuka ka thënë se klubi, përkundër investimeve të mëdha, nuk e ka arritur objektivin kryesor, titullin kampion. Ai në fund ka bërë thirrje që të krijohet sa më shpejtë një kryesi e re në këtë klub.

Exit mobile version