Kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Yoshiro Mori, ka dhënë dorëheqje pas kritikave për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur në lidhje me gratë. Mori kishte deklaruar se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë gra në bord të drejtorëve do të merrnin tepër kohë.
83-vjeçar kërkoi falje për deklarimet derisa tha se deklarimet e tij nuk duhet të bëhen pengesë për mbajtjen e Olimpiadës gjatë kësaj vere, shkruan BBC.
“Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë,” tha ai në një takim të komitetit të veçantë të premten, ku gjithashtu njoftoi dorëheqjen e tij.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Morin. Autoritetet fillimisht kishin zgjedhur administratorin e njohur të sportit, Saburo Kawabuchi, mirëpo kjo ka shkaktuar reagime.