UBT News

Jennifer Lopez tregon se si i mbijetoi industrisë së argëtimit

Ylli Jennifer Lopez mësoi disiplinën në moshë të re. Në një rrëfim për Rolling Stone, këngëtarja dhe aktorja foli rreth dinamikës së familjes së saj dhe specifikisht rreth asaj se raporti me të ëmën e përgatiti për një të ardhme në industrinë e argëtimit.

“Dëgjo, e ëma ime ishte shumë qesharake. Nëna ime më përfshiu në muzikale dhe më njoftoi me të gjitha llojet e muzikës. Jam argëtuese për shkak të së ëmës time. Jam në gjendje t’u mbijetoj gjërave që u kam mbijetuar në këtë biznes sepse e ëma ime ishte e ashpër. Nuk besoj se e dinte se për çfarë po më përgatiste, por ia doli”, deklaroi 52-vjeçarja në një intervistë.

Pavarësisht suksesit të saj, Lopez shtoi se u rrit në një shtëpi të vogël në Bronx me zero njohuri të mëparshme për biznesin – andaj kjo e ka lënë atë ndonjëherë të ndjehet si një “humbëse”.

Ndonëse me të vërtetë ia doli të fitonte vendin e saj në industri, por Lopez tha se ka ende shumë për të bërë për të arritur në vendin ku dëshiron të jetë.

Javën e kaluar në një intervistë për People, ajo foli edhe për romancën e saj me Ben Affleck. Ajo u shpreh se “kurrë s’ka qenë më mirë”./UBTNews

Exit mobile version