Jennifer Lopez ndjen vetëm dashuri për Ben Affleck.
Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja i tha revistës People se nuk është e shqetësuar me komentet e të dashurit të saj në lidhje me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, se ka qenë i “bllokuar’ në martesë. Ajo tha se ka tejet respekt për të si prind dhe si person.
Garner dhe Affleck ishin të martuar për dhjetë vjet dhe martesa e tyre mori fund në vitin 2018. Affleck ishte i fejuar me Lopezin para se të martohej me Garnerin, me të cilën kanë tre fëmijë bashkë.
Affleck u përball me kritika pas deklaratave të tij për ish-bashkëshorten, e cila siç tha ai e shtyu të konsumonte alkool. Kurse në një intervistë tjetër u përpoq t’i qartësonte deklaratat, që sipas tij ishin manipuluar./UBTNews