UBT News

Jennifer Lopez flet për lidhjen e dashurisë me Ben Affleck

Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur, Jennifer Lopez ka arsye për të qenë e lumtur. Fillimisht karriera e saj në muzikë dhe film është më mirë se kurrë më parë – komedia e saj “Marry Me” do të lansohet më 11 shkurt.

Fëmijët e saj, Max dhe Emme janë të lumtur dhe të shëndetshëm. Dhe vitet e fundit, ajo thotë se e arriti edhe paqen e brendshme të cilën mund ta ketë ëndërruar përgjatë tërë jetës së saj.

“S’kam qenë kurrë më mirë. Mendoj që të gjithë po e shijojmë këtë moment të mahnitshëm”, deklaroi këngëtarja.

Padyshim ndikim ka edhe partneri i saj Ben Affleck, për të cilin u shpreh se është tepër e lumtur.

“Jam shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të. Është storie e bukur dashurie që ia dhamë edhe shansin e dytë”, deklaroi ajo.

J Lo dhe Ben ishin bashkë nga viti 2002 deri në vitin 2004, por i dhanë fund fejesës së tyre. Por ata u ribashkuan pranverën e vitit të kaluar. Lopez në një intervistë për People tha se ishin paksa të frikësuar për ribashkimin e tyre dhe reagimin e publikut, por që rrezikuan.

“Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këto gjëra”, deklaroi ajo.

Ylli tha se ishin tejet të lumtur me reagimet pozitive të fansave, të cilët e etiketuan romancën e tyre “Bennifer 2.0”./UBTNews

Exit mobile version