UBT News

Jennifer Lopez është ‘tejet e lumtur’ me Ben Affleck

Lidhja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po fuqizohet dita-ditës. Një burim i tha revistës People se “lidhja e tyre është shumë e fuqishme”, dhe “Lopez është tejet e lumtur” me Affleck.

J Lo dhe Affleck së fundmi u nisën për në Hamptons, ku u panë duke shijuar një shëtitje së bashku të shtunën.

Në këtë udhëtim morën pjesë edhe binjakët e Jennifer Lopez, Max dhe Emme, të cilët i ka bashkë me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Pasi u nda nga Ana de Armas, dhe J Lo nga Alex Rodriguez këtë vit, duket se ata janë tejet të lumtur.

“Ben është shumë i lumtur kur është me Jen”, i tha një burim People, e një tjetër tha se Lopez “kalon shumë kohë me të”.

J Lo dhe Affleck filluan lidhjen e tyre në korrik të vitit 2002 dhe u fejuan në nëntor të po atij viti. Ata u ndanë në janar të vitit 2004./UBTNews

Exit mobile version