Ishte thjesht çështje kohe që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ta çonin marrëdhënien e tyre në tjetër nivel. Së fundmi, Jennifer është zhvendosur në Los Angeles për një “fillim të ri”! Sipas E!Neës, Jenny është duke bërë gati valixhet për t’u zhvendosur drejt LA bashkë me binjakët e saj, Emme dhe Maximilian.
Madje, gjërat janë aq serioze sa Lopez ka nisur kërkimet edhe shkollën e fëmijëve, që fillon në vjeshtë. Për më tepër, po i njëjti burim thotë se dyshja janë të fiksuar pas njëri-tjetrit dhe nuk dinë të rrinë më larg.
“Ajo është e çmendur pas tij. Ai e përkëdhel me sharmin dhe dashurinë e tij dhe asaj i pëlqen pafund. Jenny sheh një të ardhme me të.”
Sigurisht që zhvendosja nuk mund të jetë rastësore në një situatë si kjo. Thjesht gjërat po bëhen serioze dhe ata që e dinë më mirë këtë janë miqtë e përbashkët të dyshes.