Jennifer Lopez po përjeton një moment tjetër të modës!
Jennifer Lopez së fundi është parë me veshjen joshëse të markës Dolce & Gabbana në një seri postimesh në Instagram, duke titulluar videon “That runway show glow”, transmeton UBT News.
Këngëtarja e njohur 52 vjeçare, mori pjesë në shfaqjen e modës Dolce & Gabbana në Venecia, Itali, të shtunën, ndërsa veshja e saj e bëri atë të dallohej dukshëm!
Ndërsa për flokët dhe pamjen e saj ishin kujdesur Chris Appleton dhe Mary Phillips.
Kohët e fundit, Lopez dhe i dashuri Ben Affleck kanë kaluar më shumë kohë së bashku me familjet e tyre, duke bërë një udhëtim me fëmijët e tyre në Kalanë Magjike në LA javën e kaluar./UBTNews