Traileri i ri i filmit të ardhshëm “Marry Me” shfaq artistët e njohur, Jennifer Lopez në personazhin e një super ylli të quajtur Kat Valdez, Maluma një këngëtar i njohur me emrin Bastian, dhe Owen Wilson si një mësues matematike i cili është divorcuar, shkruan UBT News.
E mbushur me këngë origjinale të Jennifer Lopez dhe yllit botëror të muzikës latine Maluma, filmi do të lansohet në ditën e Shën Valentinit.
Traileri tregon se fillimisht dyshja, Kat dhe Bastian janë bashkë dhe gati për t’u martuar, por në moment të fundit, këngëtarja e kupton se Bastian e ka tradhëtuar atë me asistentën e saj. Aty filmi merrë një kahje tjetër, ku Kat vendos të ndryshoj jetën e saj, por edhe të një njeriu të zakonshëm sic është mësuesi i divorcuar i matematikës, Charlie. Një romancë e pamundur për dy njerëz të ndryshëm që kërkojnë diçka reale në një botë ku vlera bazohet në pëlqimet dhe ndjekësit, “Marry Me” është një histori moderne dashurie rreth të famshmëve, martesës dhe rrjeteve sociale./UBTNews/
Për më shumë, shikoni trailer-in më poshtë: