Një burim i PageSic tha për çiftin e sapofejuar, “Pas herës së fundit [kur ata u fejuan], nuk do të ketë asnjë njoftim se kur dhe ku do të martohen. Ata thjesht do ta bëjnë dhe më pas do ta shpallin”.
Çifti u fejuan fillimisht në vitin 2002, por u ndanë në vitin 2004, përpara se të lidheshin sërish vitin e kaluar.
Në vitin 2002 ata u përballën me shumë presion mediatik. Madje, atyre iu desh të shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003.
Ata lëshuan një deklaratë një ditë para dasmës, duke thënë, “Për shkak të vëmendjes së tepruar të mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”.
“Miqtë do të ftohen në diçka si një ditëlindje dhe më pas do të jetë një martesë dhe ata do të martohen para rreth 30, 40 njerëzve” tha burimi./UBTNews/