UBT News

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kthehen tepihut të kuq

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën bashkë të premten në tepihun e kuq në premierën e filmit të Affleck, “The Last Duel”, gjatë Festivalit të Filmit të Venecias në Itali. Të dy u fotografuan duke u puthur, duke konfirmuar publikisht se “Bennifer 2.0” po ndodhë!

Në fillim të kësaj vere, Affleck dhe Lopez u fotografuan nga paparacit pas ndarjes së saj me ish-të fejuarin dhe basketbollistin, Alex Rodriguez, duke ndezur thashethemet se “çifti i pushtetshëm” është rikthyer.

Ata u panë bashkë edhe në një video që e publikoi aktorja dhe shoqja e tyre, Leah Remini, nga festa e ditëlindjes së Reminit.

Pastaj në ditëlindjen e saj të 52-të, Lopez konfirmoi spekulimet duke postuar një seri fotografish të saj në Instagram, ku shihej duke u puthur me dikë që dukej sikurse Affleck.

Lopez dhe Affleck u takuan së pari në vitin 2001 në xhirimet e “Gigli”, ku ata luanin bashkë. Më pas ata filluan lidhjen, dhe në nëntor të vitit 2002 u fejuan.

Pas një viti fejesë ata kishin plane të martoheshin, por martesa u shtye. Siç raportonin mediat e huaja, ata po bënin ‘një pushim’. Bennifer 1.0 zyrtarizoi ndarjen në janar të vitit 2004./UBTNews

Exit mobile version