Jennifer Lopez zbuloi se ajo dhe Ben Affleck ishin dytë të shokuar që përfunduan së bashku, dekada pasi ishin ndarë, përcjell UBT News.
“Unë nuk mendoj se dikush ishte më i befasuar se ne”, tha këngëtarja në “The Ellen DeGeneres Show”.
“Unë nuk do ta imagjinoja kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte. Është një gjë e bukur”.
Dyshja ishin njohur në vitin 2002 – dhe ishin fejuar – por e anuluan atë dy vjet më vonë.
Lopez i pranoi DeGeneres, se është “e dashuruar” sërish me Ben Affleck, siç e përmendi edhe në kopertinën e saj të People në fillim të këtij muaji.
Ylli gjithashtu i tha revistës se ajo kishte frikë për kthimin në një marrëdhënie kaq të profilit të lartë.
“Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në pozicione të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këto gjëra. Ne jemi shumë protektivë sepse është një kohë kaq e bukur për të gjithë ne”, tha ajo.
“Është e bukur mënyra se si ndihet shumë ndryshe nga sa ishte vite më parë”, tha Lopez për People, sa i përket romancës së saj./UBTNews/