Aktorja Jennifer Lawrence u kthye në qendër të vëmendjes, teksa do të shkëlqejë në filmin e ardhshëm të Netflixit, “Don’t Look Up”.
31-vjeçarja deklaroi së fundmi se xhirimet e këtij filmi me yjet Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet kanë qenë “ferr”.
“Ishte dita më e bezdisshme në jetën time. Më çmendën”, deklaroi ajo për xhirimet e skenës në veturë.
Aktorja shtoi se Timothee ishte tejet i emocionuar që doli nga shtëpia pas pandemisë, ndërsa aktorin DiCaprio e përshkruante duke dëgjuar muzikë.

Filmi “Don’t Look Up” debuton në kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor. Filmi i zhanrit komedi rrëfen ngjarjen e astronomëve (DiCaprio dhe Lawrence), ndërsa ata përpiqen të paralajmërojnë liderët botërorë për një asteroid që pritet ta shkatërrojë tokën./UBTNews