UBT News

Jennifer Lawrence kritikohet për intervistën e saj me Viola Davis

Jennifer Lawrence është kritikuar shumë në mediat sociale për intervistën e saj me Viola Davis në serialin e Variety’s, Actors on Actors, ku ylli i Winter Bone sugjeroi se para saj askush nuk kishte vendosur një grua si hero në një film aksion.

Në intervistë, Lawrence tha,“Më kujtohet kur po bëja “Hunger Games”, askush nuk kishte vënë një grua në krye të një filmi aksion sepse nuk do të funksiononte – sepse na u kishte thënë se vajzat dhe djemtë mund të identifikoheshin të dy me një kryesues mashkull, por djemtë nuk mund të identifikohen me një udhëheqëse femër”.

Të shumtë ishin fansat që reaguan kundër kësaj deklarate, për të cilën ka pasur shumë postime në mediat sociale, e sidomos në Twitter.

Shumë fansa nxituan t’i tregonin Lawrence se ka pasur shumë filma aksion me role kryesore femra, para se madje ajo të fillonte karrierën e saj.

Disa nga aktoret që kanë pasur role kryesore në filma aksion janë: Linda Hamilton, Pam Grier, Michelle Yeoh, Sigourney Weaver, Milla Jovovich, Uma Thurman, Angelina Jolie, Michelle Rodriguez, Carrie-Anne Moss dhe Halle Berry./UBTNews/

Exit mobile version