Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, mori gjithë vëmendjen e paparacëve në premierën e “Don’t Look Up” në New York City të dielën.
Ajo kishte veshur një fustan të markës Dior, ndërsa e kishte kombinuar atë me bizhuteri Tiffany & Co.

Aktorja pozoi edhe me aktorin Leonardo DiCaprion, me të cilën janë personazhet kryesore në filmin i cili do të lansohet më datën 10 dhjetor.
Fituesja e Oskarit, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, tha se ndërsa është “mirënjohëse dhe e emocionuar” për t’u bërë nënë, ndonëse ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e saj jashtë bisedës./UBTNews/