UBT News

Jennifer Hudson shënon histori!

Jennifer Hudson walking on the red carpet at the 75th Annual Tony Awards held at Radio City Music Hall in New York City on Sunday, June 12, 2022. (Photo by Anthony Behar/Sipa USA)No Use Germany.

Ylli i “Respect”, Jennifer Hudson iu bashkua klubit EGOT. EGOT është një artist që ka fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony në karrierën e tyre. Hudson tashmë kishte një çmim Emmy, Grammy dhe Oscar dhe të dielën ajo fitoi edhe një çmim Tony, falë rolit të saj si bashkëproducente e “A Strange Loop”, çmim ky që e fitoi për muzikalin më të mirë.

Në vitin 2020 ajo bëri shaka për planin e saj që t’iu bashkohet 20 artistëve që kanë këtë arritje.

Hudson fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor në vitin 2007 për rolin e saj në “Dreamgirls, two Grammys” (albumi më i mirë R&B në 2009 dhe albumi më i mirë i teatrit muzikor për muzikalin “The Color Purple” në vitin 2017), dhe vitin e kaluar ajo rrëmbeu një Emmy për filmin e shkurtër të animuar, “Baba Yag”./UBTNews/

Exit mobile version