UBT News

Jennifer Aniston thotë se partneri i saj i ardhshëm nuk duhet të jetë domosdoshmërisht nga industria

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston shpreson se partneri i ardhshëm i saj nuk do ta bëjë punën që e bën ajo.

Ylli i “The Morning Show” foli rreth romancës teksa po e promovonte sezonin e ri dhe rreth asaj se a do të funksiononin lidhjet mes fytyrave publike dhe atyre që s’janë fytyra publike.

“Absolutisht. Mendoj, ka ndodhur. Andaj shpresoj se nuk duhet të jetë domosdoshmërisht dikush i industrisë”, deklaroi ajo.

Aniston ishte e martuar me aktorët Brad Pitt dhe Justin Theroux, dhe në qershor i tha revistës People që i do takimet klasike.

“Preferoj format normale të takimeve. Dikë që ju kërkon të dilni me të. Këtë e preferoj”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version