UBT News

Jennifer Aniston së shpejti do të sjellë linjën e saj të kozmetikës

Aktorja Jennifer Aniston njoftoi të enjten se këtë muaj do ta sjellë linjën e saj të kozmetikës, “LolaVie”. Brendi i aktores së famshme hollivudiane pritet të lansohet më 8 shtator.

Ndonëse aktorja e famshme e “Friends”, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij brendi, nga uebfaqja e brendit shihen kryesisht produktet për kujdes ndaj lëkurës.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga Page Six, në korrik të vitit 2019 ajo ka bërë kërkesë për regjistrim të biznesit.

Gjithçka merr kuptim pas mesazhit të koduar në uebsajtin e brendit, ku shfaqet aktorja nga mbrapa, teksa lanë për të kuptuar se “diçka e re po vjen”.

Ndonëse kjo mund të konsiderohet një hyrje e fuqishme në botën e biznesit, ajo gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit krijues të “Vital Proteins”, dhe qe një kohë ishte fytyra e brendit amerikan, “Aveeno”.

Në vitin 2010, ajo lansoi një parfum të quajtur “LolaVie” – që sipas saj, e ka kuptimin “t’i buzëqeshni jetës”, por më vonë ia ndryshoi emrin në “Jennifer Aniston” për shkak të një konflikti me një brend të ngjashëm./UBTNews

Exit mobile version