UBT News

“Je heroi im”, Ben Stiller takon Volodymyr Zelenskyn

Ylli i Hollivudit Ben Stiller takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev të hënën. Stiller qëndroi në Ukrainë si ambasador i vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Ti je heroi im”, tha Stiller ndërsa përshëndeti Zelenskyn.

Stiller vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin të hënën dhe bisedoi me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga lufta.

“Ju e shihni atë në TV, ju e shihni atë në mediat sociale, është diçka tjetër ta shohësh dhe ta ndjesh dhe pastaj të flasësh me njerëzit”, i tha Stiller Zelenskyt.

Exit mobile version