UBT News

Jay-Z shpallet edhe këtë vit reperi më i pasur në botë

Sean Corey Carter apo i njohur ndryshe me emrin Jay-Z është shpallur edhe këtë vit si reperi më i pasur, shifra e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë.

Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, Jay-Z kryesoi listën e Forbes.

“Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse”, raporton Forbes.

“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme”./syri.net

Exit mobile version