UBT News

Jay-Z mësoi not vetëm pas lindjes së Blue Ivy

Jay-Z (51) zbuloi se ai nuk dinte të notonte deri në lindjen e vajzës së tij Blue Ivy (9).

Muzikanti i famshëm gjatë një paraqitje në një radio amerikane tha se lindja e Blue Ivy ndryshoi gjithçka.

“Unë nuk dija të notoja derisa u lind Blue,” tha ai i pyetur se si ishte të jesh baba.

“Pastaj vjen gjithçka që ju duhet të dini. Kjo është një metaforë për marrëdhënien tonë. Nëse ajo bie ndonjëherë në ujë dhe nuk mund ta kapja, nuk do të isha në gjendje të përballesha me këtë mendim. Unë duhej të mësoja të notoja. Ky ishte fillimi i marrëdhënies sonë”, tha Jay-Z, i cili mësoi not në moshën 42-vjeç.

Blue Ivy është fëmija më i madh nga tre fëmijët që Jay-Z ka me super yllin Beyonce. Binjakët, vajza Rumi dhe djali Sir, do të mbushin 4 vjeç në qershor.

“Të jesh i dashur është ndjenja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për nevojat e një fëmije”, tha Jay-Z.

Exit mobile version