UBT News

Java e Modës në Paris rikthehet në pasarelë pas gati dy vitesh online

Industria është e vendosur të rikthehet në pasarela pas gati dy vitesh gjatë të cilave shumica e markave u detyruan të kalonin në internet.

Rreth 17 nga 76 markat e kalendarit zyrtar të veshjeve për meshkuj në Paris — duke përfshirë emra të mëdhenj si Dior, Hermes dhe Rick Owens — do të kthehen në pasarelë.

Kurse gati 30 të tjerë po zgjedhin lloje të tjera të ngjarjeve personalisht — duke ftuar gazetarë, blerës dhe krijues të tjerë shijesh në tubime më pak formale rreth kryeqytetit francez.

Megjithatë, javën e parë do të ketë një shije “të hidhur”, pasi Louis Vuitton prezanton koleksionin përfundimtar nga stilisti amerikan Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor në moshën 41-vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

Gjithashtu vëmendje ka marrë edhe labelii francez Egonlab, i lansuar dy vjet më parë me një seri videosh artistike dhe që tani bën depërtimin e parë në kalendarin zyrtar.

Ndërkaq Giorgio Armani ka anuluar shfaqjen e tij të veshjeve për meshkuj në Milano dhe shfaqjen e modës së lartë në Paris për shkak të rritjes së fundit të rasteve me Covid./UBTNews/

Exit mobile version