UBT News

Java e modës në New York

U kthye java e modës në New York. Dizajnerët Christian Siriano, Brandon Maxwell dhe Gabriela Hearst prezantuan koleksionet e tyre pranverë-verë 2022.

Kufizimet e COVID-19 detyruan organizatorët e eventeve që t’i mbajnë ato online, por shumica e shfaqjeve të këtij sezoni po zhvillohen fizikisht. Sidoqoftë, pjesëmarrësve po u kërkohet të tregojnë dëshmi të vaksinimit.

Ndonëse shumë brende kanë mbetur me shfaqje virtualisht, shumë nga ta zgjodhën lokacione të bukura, sikurse LaQuan Smith do ta mbajë shfaqjen në ndërtesën e famshme, Empire State.

Edhe modelet e famshme iu rikthyen pasarelave, sikurse Gigi Hadid. Orari njëjavor zgjat deri të dielën, 12 shtator, duke u mbyllur me një shfaqje të stilistit amerikan Tom Ford.

Një natë më pas mbahet një prej eventeve më të mëdha të modës: Met Gala, ku në qilimin e kuq parakalojnë yjet./UBTNews

Exit mobile version